Shqiperia:
SHQIPRIA
REPUBLIK OF ALBANIA: Albania is located in the western part of the Balkan
peninsula. It borders the former Yugoslavia (Serbia-Montenegro) and Kosova in
the north and the east, (FYR of) Macedonia in the east, and Greece in the south.
It has access to the Adriatic and Ionian Seas in the west. From the Strait of
Otranto, Albania is less than 100 km (60 miles) from Italy. The country covers a
total of 28,000 squared kilometers (11,000 squared miles) and its population is
3.3 million.
Rilindja Kombėtare njė epokė e re historike
Shek. XIX shėnoi pėr popullin shqiptar, ashtu si pėr popujt e tjerė tė
Ballkanit, njė epokė tė re, atė tė Rilindjes. Ai ka hyrė nė historinė moderne
tė vendeve tė Ballkanit si shekulli i lėvizjeve dhe i revolucioneve kombėtare,
qė ndoqėn njėri-tjetrin dhe qė ēuan nė ēlirimin e shumicės sė popujve tė kėtij
gadishulli nga zgjedha e Perandorisė Osmane dhe nė formimin e shteteve tė
pavarura. Kėto lėvizje u zhvilluan nė kushtet e rėnies sė Perandorisė Osmane,
tė shthurjes sė marrėdhėnieve tė vjetra feudale dhe tė lindjes sė ekonomisė sė
tregut, tė zgjimit tė mėtejshėm tė ndėrgjegjes kombėtare tė popujve tė kėtij
gadishulli dhe tė zgjerimit tė ndėrhyrjeve tė Fuqive tė Mėdha nė kėtė
Perandori.
Megjithėse, pėr njė varg rrethanash tė brendshme e tė jashtme, Shqipėria ishte
vendi i fundit nė Ballkan qė u shkėput nga Perandoria Osmane dhe qė shpalli
pavarėsinė kombėtare, krahasuar me vendet e tjera ballkanike, ajo, qė nė
fundin e shek. XVIII dhe nė fillimin e shek. XIX, nisi tė zhvillohej nga
pikėpamja ekonomiko-shoqėrore e politike nė po ato drejtime si edhe fqinjėt e
saj ballkanikė, Serbia, Greqia, Bullgaria e Rumania. Vėshtirėsitė e ritmet e
ngadalshme tė kėtij zhvillimi tė Shqipėrisė, tė diktuara nga kushtet e rėnda e
tė ndėrlikuara, qė ishin karakteristike pėr vendet nėn sundimin osman, nuk e
penguan shoqėrinė shqiptare qė nė agimin e shek. XIX tė kishte, krahas
ndryshimeve, edhe mjaft gjėra tė pėrbashkėta me shtetet fqinje, tė krijonte
premisat qė ēuan nė konsolidimin e shqiptarėve si komb, nė ngritjen e
mėtejshme tė ndėrgjegjes kombėtare dhe nė zhvillimin e lėvizjes kombėtare.
Proceset e reja, qė u shfaqėn nė jetėn politike e kulturore tė Shqipėrisė nė
dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XIX, shėnuan fillimin e epokės sė Rilindjes
Kombėtare Shqiptare, e cila zė njė periudhė tė tėrė historike, shtrihet nga
vitet 30-40 tė atij shekulli dhe deri nė Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė
mė 1912.
Rilindja Shqiptare pėrbėn njė lėvizje tė gjithanshme kombėtare, me njė
pėrmbajtje tė re ideologjike, politike, kulturore, ekonomiko-shoqėrore dhe
organizative. Ajo synonte tė zgjidhte detyrat qė i takonin revolucionit
kombėtar, tė ēlironte vendin nga sundimtarėt e huaj osmanė, tė bashkonte
trojet shqiptare nė njė shtet tė vetėm e tė pavarur, tu hapte rrugėn
zhvillimit e pėrparimit ekonomiko-shoqėror, politik e kulturor tė Shqipėrisė.
Rilindja ishte e lidhur me njė shkallė mė tė lartė tė zhvillimit tė kombit
shqiptar, me konsolidimin e tij, qė ēoi nė lindjen e njė lėvizjeje tė re nga
pėrmbajtja dhe objektivat e saj, tė nacionalizmit, qė ishte njė lėvizje
karakteristike pėr historinė moderne tė tė gjithė popujve, e cila, si nė ēdo
vend edhe nė Shqipėri, kishte si synim tė formonte shtetin kombėtar, qė do tė
pėrmbushte aspiratat politike, shoqėrore, ekonomike e kulturore tė popullit
shqiptar. Ashtu si te popujt e tjerė, edhe te shqiptarėt nacionalizmi u
karakterizua nga ndjenja e pėrbashkėsisė, e komunitetit ndėrmjet shqiptarėve,
si pjesėtarė tė tė njėjtit komb. Kjo lėvizje ishte e lidhur me ndryshimet dhe
me pėrparimet qė u bėnė nė shek. XIX nė fushėn kulturore, ekonomike, ideore e
politike.
Gjuha dhe kultura materiale e shpirtėrore e shqiptarėve, tė formuara gjatė
shekujve tė parė tė historisė sė tyre e tė konsoliduara veēanėrisht nė shekujt
e mesjetės, mbetėn njė faktor i rėndėsishėm, qė shprehte njėsinė etnike tė
popullit shqiptar, qė shtrihej nė njė territor kompakt, dikur mė tė gjerė, por
tashmė i rrudhur gjatė dyndjeve tė popujve nė Ballkan. Ky territor pėrputhej
pėrafėrsisht me truallin e banuar nė lashtėsi nga paraardhėsit e tyre, ilirėt
e Jugut. Epoka e Rilindjes solli pėrparime tė mėdha nė kulturėn e shqiptarėve
e nė radhė tė parė nė lėvrimin e gjuhės shqipe, e cila ishte dėshmi e
bashkėsisė sė shqiptarėve, tipari themelor i kombit shqiptar, nyja qendrore qė
bashkonte gjithė shqiptarėt, pa dallim krahine e feje. Nė gjuhėn shqipe u
theksuan prirjet pėr afrimin e varianteve letrare tė dy dialekteve (tė veriut
e tė jugut) dhe u hodhėn themelet e gjuhės letrare shqipe. Konsolidimi i
shqiptarėve si komb i bashkuar shtroi si kėrkesė tė domosdoshme lėvrimin e
mėtejshėm tė gjuhės shqipe, kapėrcimin e prapambetjes nė shkrimin e shqipes,
tė trashėguar nga shekujt e sundimit osman, qė u shpreh nė pėrpjekjet pėr
vendosjen e njė alfabeti tė njėjtė dhe nė zhvillimin gjatė shek. XIX tė njė
letėrsie tė gjerė artistike, didaktike e publicistike. Gjatė Rilindjes u
hodhėn themelet e letėrsisė dhe tė kulturės sė sotme shqiptare nė tėrėsi. Nė
fundin e atij shekulli kultura e re kombėtare nuk ishte mė aspiratė, por
pėrbėnte, me breza tė tėrė shkrimtarėsh, mendimtarėsh, publicistėsh e
dijetarėsh tė fushave tė ndryshme, njė realitet, i cili kishte provuar
katėrcipėrisht identitetin e pėrveēėm kulturor tė popullit shqiptar, si edhe
vitalitetin e forcėn e tij krijuese kulturore.
Pėrveē kėsaj, mbi bazėn e kulturės popullore, me variantet e nėnvariantet e
shumta, morėn shtrirje tė gjerė mbarėshqiptare elemente tė rėndėsishme tė
fushės materiale e shpirtėrore, tė mėnyrės sė jetesės, tė veshjeve, tė veglave
tė prodhimit, tė ndėrtimeve, tė krijimtarisė artistike (tė folklorit etj.), tė
cilat u bėnė pronė e pėrbashkėt e gjithė popullit.
Nė zhvillimin e mėtejshėm tė kombit dhe tė nacionalizmit shqiptar, si nė ēdo
vend tjetėr, ndikuan edhe ndryshimet qė ndodhėn nė jetėn ekonomike tė
Shqipėrisė qysh nė shek. XVIII e sidomos nė shek. XIX. Nė kėtė periudhė, kur
zhvillohet procesi i shthurjes sė mėtejshme tė feudalizmit dhe i lindjes sė
ekonomisė sė tregut, kur forcohen lidhjet e komunikacionit, ato ekonomike e
tregtare ndėrmjet qytetit e fshatit dhe ndėrmjet qyteteve, si edhe ato
ndėrkrahinore, kur formohet njė treg i pėrbashkėt kombėtar dhe zgjerohen
lidhjet tregtare tė Shqipėrisė me shtetet evropiane, vendin e ndjenjave tė
izolimit e tė partikularizmit tė ngushtė, krahinor e provincial, e zunė
ndjenjat e interesave tė pėrbashkėt tė tė gjithė kombit e tė territoreve tė
banuara prej tij. U rrit roli i qyteteve, jo vetėm si qendra tė administratės
osmane, por edhe si qendra tė jetės ekonomike e politike tė Shqipėrisė.
Kėto zhvillime, qė ndodhėn gjatė Rilindjes, sollėn forcimin e ndėrgjegjes
kombėtare te shqiptarėt, qė u shpreh me vetėdijen e tyre tė pėrbashkėt pėr
pėrkatėsinė nė tė njėjtėn etni, nė tė njėjtin komb, komb qė jetonte nė njė
territor tė pėrbashkėt, qė kishte prejardhje, gjuhė, zakone, formim shpirtėror,
kulturė e histori tė njėjtė dhe qė dallohej nga tė tjerėt. Kėto elemente
kishin fituar qėndrueshmėri si rrjedhim i qėndresės shekullore tė popullit
shqiptar pėr ti mbrojtur nga pushtuesit e huaj e sidomos nga ata osmanė; ato
u ruajtėn e u trashėguan nga shqiptarėt edhe nė epokėn e Rilindjes.
Gjatė Rilindjes lindi dhe u zhvillua ideologjia e re kombėtare, e cila, duke u
ngritur mbi ndarjet krahinore e fetare, shprehte aspiratat jo mė tė krahinave
tė veēanta, por tė tė gjithė Shqipėrisė dhe tė tė gjithė shqiptarėve. Thelbin
e saj e pėrbėnte lufta kundėr shtypjes kombėtare, jo vetėm me mjete materiale,
tė armatosura, por nė radhė tė parė me ato intelektuale, me idetė qė
argumentonin tė drejtėn e natyrshme njerėzore tė popullit shqiptar pėr tė qenė
i lirė e i pavarur kombėtarisht. Ashtu si te popujt e tjerė, kjo do tė arrihej
vetėm me formimin e njė shteti kombėtar e tė veēantė shqiptar. Kėto ide, tė
pėrhapura gjerėsisht nė rrethet e kulturuara brenda e jashtė vendit nėpėrmjet
librave e shtypit, u futėn dora-dorės edhe nė mendjet e njerėzve tė thjeshtė,
ndihmuan nė formimin te populli shqiptar tė ndėrgjegjes sė pėrbashkėt
kombėtare, e cila mishėronte vullnetin e gjithė kombit.
Rilindja ishte njė lėvizje e gjerė, qė tėrhoqi nė jetėn politike tė gjitha
forcat shoqėrore tė popullit shqiptar dhe qė kishte rrėnjė tė thella historike.
Ajo u zhvillua nė njė truall tė pėrgatitur nga kryengritjet popullore, qė nuk
u ndėrprenė gjatė katėr shekujve tė robėrisė osmane dhe qė drejtoheshin kundėr
kėsaj robėrie. Gjatė kėtyre lėvizjeve ishte formuar te shqiptarėt ndjenja e
kombėsisė, e identitetit dhe e individualitetit tė tyre tė veēantė pėrballė
sundimtarėve tė huaj. Por kėto lėvizje, edhe pse kishin karakter ēlirimtar,
mbetėn prej fillimit deri nė fund lėvizje tė veēuara e tė palidhura ndėrmjet
tyre. Epoka e Rilindjes krijoi kushtet pėr bashkimin e tyre, pėr ti
kanalizuar ato nė hullinė e lėvizjes kombėtare. Megjithatė, lėvizje
organizativisht tė veēuara e pa lidhje me njėra-tjetrėn pati edhe gjatė
Rilindjes. Ato dėshmonin se ndėrgjegjja kombėtare nuk kishte arritur ende kudo
pjekurinė nė shkallėn e duhur. Konsolidimi i ndėrgjegjes kombėtare kaloi
pėrmes njė rruge tė vėshtirė, duke kapėrcyer prirjet e lokalizmit, tė
separatizmit patriarkal feudal, tė trashėguara nga e kaluara. Tė zhvilluara nė
rrethanat e reja, qė u krijuan nė shek. XIX, kėto kryengritje tė shtresave tė
ndryshme tė popullsisė morėn tipare tė reja, filluan tė karakterizohen nga
ndjenja e bashkėsisė sė interesave tė tė gjithė shqiptarėve kundėr
sundimtarėve osmanė. Ato u shkrinė dora-dorės nė lėvizjen e pėrgjithshme
kombėtare dhe u bėnė pjesė e saj.
Rilindja solli elemente tė reja edhe nė organizimin e drejtimin e lėvizjes
ēlirimtare shqiptare, duke e ngritur atė nė njė shkallė mė tė lartė. Nga
kuvendet e besėlidhjet krahinore e ndėrkrahinore, qė drejtonin veprimet e
pėrbashkėta luftarake nė shkallė tė gjerė, u kalua nė formimin e organizatave
udhėheqėse mbarėshqiptare, qė drejtonin lėvizjen nė shkallė kombėtare, siē
qenė Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) e Lidhja Shqiptare e Pejės
(1899-1900) gjatė shek. XIX, si dhe komitetet kombėtare nė fazėn e fundit tė
Rilindjes. Themelimi i organizatave tė tilla udhėheqėse diktohej si nga
shtrirja e njėkohshme e lėvizjes nė mbarė trevat shqiptare, ashtu edhe nga
karakteri i pėrgjithshėm kombėtar i objektivave tė saj gjatė Rilindjes.